299 raste të reja dhe 32 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19

Maqedonia

299 raste të reja dhe 32 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 2628 testime dhe 299 persona kanë rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19.

Gjithashtu 32 persona kanë ndërruar jetë, nga të cilët 5 në Gostivar, 4 nga Tetova, Shkupi dhe Kërçova. 3 persona janë nga Struga dhe nga dy persona në Kumanovë dhe Prilepi. Disa qytete janë me nga një viktimë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 545 pacientë.

1.152.327 persona janë testuar prej fillimit të pandemisë. 155,636 janë shëruar dhe 5901 kanë vdekur.14077 raste janë aktive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat