Filluan mësimin me prezencë fizike nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar

Maqedonia

Filluan mësimin me prezencë fizike nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës janë rikthyer sot në bankat e shkollës në vitin e ri shkollor pas prolongimit dy javor që u bë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në Tetovë dhe Gostivar.

Shkollat i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve ku në hyrje të shkollave nxënësve para se të futeshin në hapësirat e brendshme në shkollës për të ndjekur procesin mësimor i’u matej temperature. Në shkollën e mesme gjimnazin 7 Marsi në çdo klasë dhe korridoret e shkollës ishin vendosur dezinfektues dhe gjatë ndjekjes së orëve mësimore të gjithë nxënësit mbanin maskë mbrojtëse.

Nga kjo shkollë theksuan se mbi nëntëdhjetë e nëntë përqind e nxënësve sot janë paraqitur në shkollë. Në shkollën e mesme të mjekësisë Nikolla Shtejn që është një ndër shkollat që numëron numrin më të madh të nxënësve, drejtoria e kësaj shkolle kishte angazhuar tre persona nga stafi i shkollës që kryenin matjen e temperaturës së nxënësve gjatë hyrjes në shkollë dhe urdhëronin nxënësit të kryenin edhe dezinfektimin e duarve.

Pas çdo ndërrimi sipas drejtorit të kësaj shkollës Isan Emini kryhet dezinfektimi i klasave mësimore.

Përndryshe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ditë më parë nënvizoi se përqindja e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19 është shumë e ulët dhe shkollat nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit, nxënësit do të vijojnë të ndjekin procesin mësimor me prezencë fizike dhe në rast të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike atëherë mund të ndryshohet modeli mësimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat