Volsman: Për Rregulloren e Kuvendit të RMV-së, duhet të arrihet marrëveshje

Maqedonia

Volsman: Për Rregulloren e Kuvendit të RMV-së, duhet të arrihet marrëveshje

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:36
Marion Valsman

“Kuvendi luan rol të rëndësishëm në demokracinë e vendit, por edhe pas 30 viteve pavarësi ende duhet shumë punë që Kuvendi të mund të sjellë vendime në të cilat shprehet vullneti i plotë i shumicës së deputetëve”.

Kështu vlerësuan panelistët në “Forumin e 5-të maqedonas-gjerman” të organizuar nga Konrad Adenauer. Anëtarja e Parlamentit Evropian, Marion Valsman, vlerëson se respektimi i rregullores së Kuvendit nga të gjitha partitë është i domosdoshëm.

E pyetur nëse bllokimi i punës së Parlamentit është akt demokratik, Valsman vlerësoi se opozita duhet të ketë më shumë hapësirë në Kuvend. Ajo vlerëson se inkuadrimi i Gjykatës Kushtetuese në punën e Kuvendit mund të sjellë rezultate pozitive gjatë mospajtueshmërive.

“Opozita duhet të fitojë mbështetje të caktuar, për shkak se partitë qeveritare kanë më shumë përparësi. Rregullorja e Kuvendit është shumë e rëndësishme për punën e Kuvendit, e për këtë duhet patjetër të arrihet marrëveshje. Aty janë rregullat e lojës përmes të cilave duhet të arrihen marrëveshje. Kur përmbajtja e debatit është tepër kontestuese, gjithsesi nuk ka nevojë të sillni vendim të caktuar, sepse edhe kjo është pjesë e vendimmarrjes. Kontrolli i shtetit të drejtë mund të bëhet përmes Gjykatës Kushtetuese. Ajo mund të kyçet përmes grupeve të deputetëve në Parlament. Kjo gjithmonë ka qenë e rëndësishme dhe kjo gjithsesi për mua është shumë me rëndësi, pasi kam qenë gjykatëse kushtetuese”, tha Marion Volsman, anëtare e PE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat