Shëndetësia dhe ekonomia, shqetësimet kryesore të qytetarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Shëndetësia dhe ekonomia, shqetësimet kryesore të qytetarëve të Maqedonisë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Mbrojtja shëndetësore (85%) dhe stabiliteti ekonomik-social (82%) janë temat më të rëndësishme në interes të popullatës së përgjithshme që jeton në vend dhe marrja e aktiviteteve speciale pragmatike për përmirësimin e cilësisë së jetës është motivim kyç për njerëzit që të qëndrojnë aktiv në mënyrë shoqërore dhe politike. Këtë e tregon analiza gjithëpërfshirëse për “ndikimin e faktorëve demografik ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike dhe edukimin e votuesve në Maqedoninë e Veriut” të implementuar nga ana e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) në partneritet me Këshillin kombëtar rinor të Maqedonisë së Veriut (KKRM).

Hulumtimi, siç informojnë nga KKRM, përfshin sondazh cilësor në katër sy dhe hulumtim cilësor të zbatuar nga TIM në periudhën nga 30 korriku deri më 31 gusht të vitit 2020 në mostër kombëtar kualifikues nga 1.497 qytetarë. Janë analizuar prioritetet e votuesve, kufizime dhe motivim tek 13 grupe të ndryshme demografike dhe profile të votuesve midis të cilëve edhe grupe specifike si të rinj, persona të cilët votojnë për herë të parë, gra nga mjediset rurale dhe persona me aftësi të kufizuara. Analiza, siç informojnë nga KKRM, tregon se pothuajse 71 për qind e të anketuarve nuk janë të interesuar për pjesëmarrje më aktive qytetare, ndërsa mbi 52 për qind konsiderojnë se si qytetarë nuk mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në komunën e tyre. Pothuajse gjysma e popullatës së përgjithshme (47%) është “shumë” ose “deri diku” e interesuar për ngjarjet vijuese shoqërore-politike në vend dhe botë, ndërsa diçka më shumë se gjysma e qytetarëve (53%) “aspak nuk janë të interesuar” ose “nuk janë shumë të interesuar”. Shikuar sipas gjinisë, burrat janë më shumë të angazhuar në mënyrë shoqërore (40%), sesa gratë (26%).

Pandemia me Kovid-19 renditet më lartë midis çështjeve shoqërore-politike në interes të të gjitha grupeve demografike, por në parim qytetarët më së shumti janë të prekur për çështjet të cilat ndikojnë ndaj cilësisë së jetës dhe rrethinës së drejtpërdrejtë, siç janë mbrojtja shëndetësore, stabiliteti ekonomik dhe social, problemet lokale, mjedisi jetësor dhe arsimi. Megjithatë, analiza tregon se, tre faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë pozitivisht në jehonën e të anketuarve për votim janë: parimi se votimi është e drejtë dhe obligim qytetar (56%); Imazhet për të ardhme më të mirë (42%) dhe Frika se vota do t’u keqpërdoret (29%). Sipas hulumtimit të bëtë, qytetarët në listat e kandidatëve do të donin të shohin më shumë persona të njohur, të rinj, përfaqësues të bashkësisë së tyre lokale dhe gra.

Televizioni, sipas analizës, mbetet burim kryesor i informacioneve për pothuajse gjysmë të popullatës së përgjithshme (49%), megjithatë, mediat sociale janë theksuar nga ana e 14% e popullatës. Më tej vijojnë ueb-portalet me 13%, si dhe miqtë dhe familja të cilët me 8% theksohen si burime kryesore të informacioneve për qytetarët lidhur me zgjedhjet. Projekti: “Mbështetje të reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” është projekt i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (CDC) dhe ka për qëllim t’i mbështesë proceset zgjedhore demokratike dhe të besueshme të cilët e lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin social me atë që votuesve u mundësojnë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe prej tyre të kërkojnë llogari. Projekti synon ndaj përforcimit të institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore, demokratizim të brendshëm të partive politike dhe edukim të qytetarëve.

Projekti dhjetëvjeçar i cili filloi në vitin 2019 është implementuar nga ana e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore në partneritet me Këshillin kombëtar rinor të Maqedonisë së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat