Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare në Maqeoni

Maqedonia

Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare në Maqeoni

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende me rrugë të lagështa.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo veçanërisht i referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat