Zaev në Brdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk përkthehen në vepra, zhgënjimi do të jetë i madh

Maqedonia

Zaev në Brdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk përkthehen në vepra, zhgënjimi do të jetë i madh

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:28
Foto nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot i ka filluar takimet e tij në Slloveni, në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Brdo-Kranjë.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev kishte takim me kryetarin e Këshillit të Evropës Charles Michel, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me eurokomesarin Oliver Varheleyi, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, si dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.

Zaev në këto takim ka potencuar rëndësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ka përshëndetur vendimin që për Brukselin të mbetet prioritet zgjerimi i BE-së në vendet e rajonit.

Zaev gjithashtu ka thënë se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të përkthehen në vepra, dhe nëse BE nuk vepron, zhgënjimi i popujve të rajonit do të jetë i pandreqshëm dhe me dëm të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat