Dënim me kusht për protestuesit për tragjedinë në Tetovë

Maqedonia

Dënim me kusht për protestuesit për tragjedinë në Tetovë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:23
Foto Ilustrim

Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Tetovës është shpallur vendimi për të akuzuarit – protestues për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë.

Pesë protestuesit janë dënuar me nga 1 vjet burg me kusht që për 3 vjet mos të përsërisin veprën e njëjtë.

Të dënuarit paraprakisht kishin pranuar fajin dhe kishin kërkuar falje ndaj policëve të sulmuar në protestë. Këta të fundit ua kishin pranuar kërkim faljen dhe nuk kishin kërkuar dëmshpërblim, por përgjegjësi penale.

Të dënuarit Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiku dhe Veton Aliti kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Protestat erdhën pas tragjedisë me zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, në të cilën humbën jetën 14 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat