Masa të reja priten kundër koronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Masa të reja priten kundër koronavirusit në Maqedoni

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Edhe pse nuk pritet valë e re e coronavirusit dhe trysni ndaj spitaleve të Maqedonisë, nuk përjashtohet as mundësia që vaksinimi të jetë i detyrueshëm edhe pse nuk është menduar deri tani.

Gjendja me virusin vazhdimisht ndiqet nga autoritetet e vendit dhe në varësi se si shkon do të ndërmerren masat. Vendoset kusht për vizitorët e ngjarjeve kulturore në objekte të mbyllura, përkatësisht do të kërkohen dy doza të vaksinave, ndërsa sallat në vend të 50%, do të mund të mbushin vetëm 30% të kapacitetit.

“Në gjithë shtetin ka rritje të vaksinimit. Mendoj se nuk do të kishte valë të fuqishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm. Është e vështirë të parashihet se si do të ec gjendja me virusin. Ka studime dhe parashikime të ndryshme. Në këtë moment përveç fushatave dhe masave restriktive, disa vende kanë rekomandim në disa sektorë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm. Ne tani nuk mendojmë për një gjë të tillë, por nuk përjashtohet mundësia”, tha Filipçe.

Filipçe tha se do të ndiqet gjendja me coronavirusin dhe do të shihet nëse përfshirja me coronavirus do të vazhdojë t’i ulë numrat dhe më pas do të merren vendime të reja.

Ndryshe, nga java e ardhshme do të ketë skrining për nxënësit e shkollave duke i testuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat