BDI Gostivar: Respektojmë vullnetin e popullit

Maqedonia

BDI Gostivar: Respektojmë vullnetin e popullit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:56
BDI

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet janë pjesë e demokracisë dhe se ata si degë duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

“Qytetarët vendosën që kundërkandidatit t’i japin epërsi në rreth të parë. Ende nuk i kemi përpunuar të gjitha rezultatet në të gjitha vendvotimet dhe nëse ka rreth të dytë ne do ta vazhdojmë garën ashtu siç e nisëm”, tha Hasani.

Edhe Talat Xhaferi vërtetoi deklaratën e Hasanit duke shtuar se në krahasim me vitin 2017 kanë të njëjtin trup votues.

“E qartë është se koalicioni parazgjedhor e ka bërë punën e vet, por siç tha edhe kryetari i degës, nuk i kemi të gjitha rezulatet, por si do që të jetë ne respektojmë çdo vendim të qytetarit”, tha Talat Xhaferi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat