107 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

107 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 1.668 teste, ndërsa janë regjistruar 107 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 83, Prilep – 6, Kumanovë dhe Kavadar nga 4, Manastir – 3, Negotin – 2, Shtip, Kërçovë, Koçan, Gjevgjeli dhe Probishtip nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 247 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19 persona të vdekur: 12 persona të vdekur nga Shkupi (86, 84, 80, 75, 75, 73, 67, 65, 63, 57, 48 dhe 39), 2 persona të vdekur nga Kumanova (71 dhe 42) dhe nga një person të vdekur nga Bogdanci (70), Velesi (73), Gjevgjelia (69), Kërçova (69) dhe Makedonska Kamenica (87).

Për më tepër, sipas Regjistrit të personave të vdekur nga COVID-19 nga “Termini Im”, u raportuan edhe 5 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 16.09.2021 deri në 04.10.2021. Janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi, dhe nga një person të vdekur nga Tetova, Gjevgjelia dhe Velesi, të moshës nga 59 deri 79 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 197.197, numri i pacientëve të shëruar është 183.474, numri i të vdekurve është 6.964, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.759.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat