Bozhinovski: LSDM filloi të humb dhe të bie

Maqedonia

Bozhinovski: LSDM filloi të humb dhe të bie

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:42
Vladimir Bozhinovski

Vladimir Bozhinovski tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat