Maqedonia e Veriut do të strehojë përkohësisht edhe 131 shtetas të Afganistanit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut do të strehojë përkohësisht edhe 131 shtetas të Afganistanit

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Nga Qeveria njoftojnë se mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e SHkupit kanë arritur edhe 131 shtetas të Afganistanit, përcjeëë TV21. Bëhet fjalë për strehim të përkohshëm, të personave, kryesisht të punësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Pas aterrimit është kryer procedura standarde- kontrollë sigurie dhe PCR-test. Përkohësisht do të strehohen në Shkup, ndërkaq shpenzimet mbulohen tërësisht nga OKB”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në vendin tonë aktualisht po qëndrojnë 531 shtetas të Afganistanit.

Ndërkaq vendin tonë tashmë e kanë lëshuar 84 shtetas të cilët kanë siguruar qëndrim të përhershëm në Francë, Greqi, Irlandë, Portugali dhe Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat