Opozita maqedonase dështon në sigurimin e votave të nevojshme për të rrëzuar qeverinë

Maqedonia

Opozita maqedonase dështon në sigurimin e votave të nevojshme për të rrëzuar qeverinë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:11
Hristijan Mickoski

Kundërshtarët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk arritën të sigurojnë anëtarë mjaftueshëm për të përjashtuar liderët aktualë të vendit të enjten, që do të thotë se drama politike në vend do të vazhdojë.

Hristijan Mickoski i krahut të djathtë të partisë VMRO-DPMNE kishte qënë i sigurt se do të mblidhte 61 votat e nevojshme në legjislaturën prej 120 vendesh për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit socialdemokrat Zoran Zaev. Ai arriti këtë numër kur Besa, një parti e vogël shqiptare, e ndryshoi mbështetjen e saj nga Zaev te Mickoski, raporton ATSh.

Por, vetëm 60 anëtarë kanë shfaqur mbështetjen e tyre per Mickoskin. Mungonte një deputet, sepse njëri nga tre ligjvënësit e partisë Besa nuk e ka mbështetur lëvizjen e djathtë.

Kastriot Rexhepi ndau në faqen e tij në Facebook se, nuk do të merrte pjesë në votim, sepse sipas tij votimi për rrëzimin e qeverisë do të krijonte probleme për Maqedoninë e Veriut në skenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat