Plasin të qeshurat me opozitën në Shkup, Osmani: 61, shumicë e re? Grubi: Të fala Gostivarit

Maqedonia

Plasin të qeshurat me opozitën në Shkup, Osmani: 61, shumicë e re? Grubi: Të fala Gostivarit

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 08:41
Pamje nga takimi

Nuk ka munguar ironia dhe të qeshurat pas dështimit të opozitës maqedonase për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev.

Teksa po flisnin për mediat pas parlamentit mes funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasur batuta që “thumbonin” VMRO-DPMNE-në.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha “61, shumicë e re”, duke “shigjetuar” nismën e opozitës.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ktheu batutën. “Të fala Gostivarit”. Pavarësisht asaj që deklaroi se ka shumicën e re për të rrëzuar qeverinë, opozita maqedonase dështoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat