​Qeveria shpall tri ditë zie në Maqedoni pas aksidentit tragjik

Maqedonia

​Qeveria shpall tri ditë zie në Maqedoni pas aksidentit tragjik

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Foto

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Pas aksidentit tragjik, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zave bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shkuan në vendin ku edhe ndodhi tragjedia.

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e udhëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ndërsa, ministri i SHëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Filipçe pasi arritu në Bullgari deklaroi se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë

Ai ka theksuar se vetëm një pacient është me të thyera që do të nevojitet të bëhen analiza shtesë dhe të konstatohet nëse do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik.

“I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të sanuara nga kolegët tanë, për çka jam shumë falënderues. U morëm vesh që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët ti transferojmë në Shkup, për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi Filipçe pas vizitës në spital bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat