Nxënësja flet për shokët e humbur: Dhimbja dhe vaji do të jenë gjithmonë me ne

Maqedonia

Nxënësja flet për shokët e humbur: Dhimbja dhe vaji do të jenë gjithmonë me ne

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:04
Nxënësja

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit kanë marshuar sot në nder të 5 nxënësve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ata vendosen lule për 45 viktimat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit.

Një nxënëse teksa fliste për humbjen shokëve, u përfshi nga vaji.

Kërkoi që nxënësit dhe të gjithë familjarët e të humburve të mos zhyten në detin e pikëllimit, pasi siç tha, ai nuk ka fund.

“Jeta është me të vërtetë një enigmë e pazgjidhshme. Sjell qaste të gëzueshme si dhe qaste pikëllimi. Por, ja që zoti deshi të na sprovojë me një ngjarje të trishtueshme, e cila po na duket të gjithëve joreale. Në kujtim të këtyre nxënësve, në kujtim të këtyre të rinjve, që humbën jetën tragjikisht, dua t’ju them gjithë moshatarëve të mi: Dhimbja dhe vaji do të jenë gjithmonë prezent në zemrat tona, e vetmja gjë që mban gjallë këta fëmijë, janë kujtimet të cilat na lidhin me to. Andaj, mos u zhytni në detin e pikëllimi, sepse nuk i dihet fundi! Përpiquni të mbani veten të fortë dhe të unifikojmë forcën tonë së bashku”, tha nxënësja

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat