Policia ka shtuar kontrollet në transportim publik pas tragjedisë në Bullgari

Maqedonia

Policia ka shtuar kontrollet në transportim publik pas tragjedisë në Bullgari

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë zërat se pas aksidentit është rritur niveli i kontrolleve në transportin publik. Ndonëse gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Tetovës janë gjobitur 7 shoferë për parregullsi teknike në autobusët lokalë, përkatësisht në frena, policia vlerëson se gjobat janë në kuadër të kontrolleve rutinore.

“Në kontrollet e qoftë ato të zakonshme apo gjatë aksioneve gjithmonë përfshihen edhe automjetet për transport publik, pa marr parasysh a bëhet fjalë për autobusë, minibusë apo furgonë. Nga 1 nëntori i vitit 2020 deri më 20 nëntor të këtij viti janë shqiptuar 360 gjoba ndaj automjeteve të transportit publik”, deklaroi Suzana Pranjiq Talevska, Zëdhënëse e MPB-së.

Megjithëse pranojnë që pas tragjeditë duhet përforcim i kontrolleve.

“Pas tragjedisë që na ndodhi dhe na i hapi sytë të gjithëve nuk do të ketë ankesa pse policia ndalon dhe kontrollon në komunikacion. Ajo që presim është përgjegjësi më të madhe në komunikacion dhe kontrollet tona do të vazhdojnë edhe më tepër”, tha Suzana Pranjiq Talevska, Zëdhënëse e MPB-së.

Në 12 muajt e fundit më së shumti gjoba janë shqiptuar në rajonin e Tetovës, Velesit dhe Shtipit. Tragjedia në Bullgari nuk ishte e para. Qytetarët në vend u tronditën edhe para 2 vitesh nga aksidenti tragjik i autobusit të kompanisë Durmo Turs i linjës Shkup-Gostivar ku mbetën të vdekur 16 pasagjerë. Pak muaj më parë një autobus i linjës Gjermani-Maqedoni e Veriut u aksidentua në Kroaci, fatmirësisht pa viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat