Gazetari: A ka pasur të mbijetuar të tetë nga aksidenti, ku është?

Maqedonia

Gazetari: A ka pasur të mbijetuar të tetë nga aksidenti, ku është?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari nga Bullgaria, Ivan Knçev, theksoi se ai ishte ndër të parët që kishte mbërritur në vendin e aksidentit të autobusit nga Maqedonia e Veriut.

Knçev thotë se në ato momente autoritetet bullgare njoftuan për shpëtimin edhe të një personi.

“Dëshmitë e të plagosurve që ndodhen në spital, pasi kanë zbritur nga autobusi, kanë vërtetuar se ishin tetë persona, por vetëm shtatë prej tyre janë në spital. Për njeriun e tetë nuk dinë as autoritetet bullgare dhe as ato maqedonase, ai nuk është regjistruar askund.

Ajo që ne kemi mundur të zbulojmë është se gjoja Shaip Nauf al-Salah, me siguri ai është njeriu i tetë”, thotë Knçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat