Filloi procedura për kandidim për kryetar të LSDM-së, zgjedhjet më 12 dhjetor

Maqedonia

Filloi procedura për kandidim për kryetar të LSDM-së, zgjedhjet më 12 dhjetor

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:41
LSDM

Bordi drejtues i LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme mori vendim për fillimin e procesit të organizimit të zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të partisë.

Ata njoftuan se kryetari i ri i partisë do të zgjidhen më 12 dhjetor.

“Kandidat partie mund të jetë çdo anëtar i cili përmbush kushtet e parapara në Statutin dhe Rregulloren për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake, ku thuhet se kandidat për kryetar të LSDM-së mund të kandidohet person me minimum 5 vjet anëtarësim në LSDM dhe të paktën një herë ka qenë i zgjedhur nga Kongresi i LSDM-së”, thonë nga kjo parti.

Të drejtën e votës e ka çdo anëtar i cili do të regjistrohet në ueb-faqen e partisë, ndërsa mundësia e dytë është votimi përmes degëve të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat