Nesër sërish takohen Zaev-Gashi

Maqedonia

Nesër sërish takohen Zaev-Gashi

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:55
Foto nga takimi

Gjatë ditës së nesërme kryetari i Alternativës dhe kryeministri Zaev sërish do të takohet për të biseduar për përfshirjen e partisë së Gashit në shumicën parlamentare.

Nesër pritet të ndahen edhe resoret, ndërsa nga LSDM thonë se ndarja e resoreve do të varet nga bisedimet.

Sipas Stefan Vasev nga LSDM, është normale të ketë bisedime për ndarjen e resoreve gjatë bisedimeve.

“Përparimi është më i rëndëishëm, por të rëndësishme janë edhe resoret, por duhet të kemi një qëllim të përbashkët dhe kjo është rruga euroatlantike, menaxhimin me krizën ekonomike, energjetike dhe shëndetësore”, tha Vasev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat