Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Maqedonia

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:47
Foto

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat