Pranimi i kufomave, ushtari shqiptar me lot në sy

Maqedonia

Pranimi i kufomave, ushtari shqiptar me lot në sy

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:48
Blerim Ajdari

Në ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, kanë qenë të pranishëm edhe figura ushtarake.

Mes tyre është edhe Blerim Ajdari, ushtar nga Studeniçani.

I prekur nga ngjarja ku po barteshin arkivolet e viktimave, ai është parë me lot në sy..

Ndërkaq sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me dy aeroplanë kanë arritur kufomat e 45 viktimave.

Pranimi është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm kanë qenë kreu i lartë shtetëror i vendit dhe Kosovës e Shqipërisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat