Carovska: Sigurojmë kushte dhe mbështetje që çdo fëmijë të merr arsim cilësor

Maqedonia

Carovska: Sigurojmë kushte dhe mbështetje që çdo fëmijë të merr arsim cilësor

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Carovska

Personat me pengesa munden dhe e ndryshojnë botën. Ato janë pjesëmarrës të barabartë aktivë në proceset dhe ndryshimet shoqërore. Më 3-in dhjetor, dërgojmë mesazh të fortë se të gjithë ne, personalisht dhe institucionalisht, duhet të luftojmë kundër stereotipeve se pengesa është bariera për individin të vendos synime personale, për t’i arritur në realizimin dhe të jep kontribut në zhvillimin e vendit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me pengesa.

Ajo shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria kanë bërë hap të rëndësishëm në avancimin e të drejtave dhe mundësive për arsim cilësor të fëmijëve me pengesa. Siç tha, në vitin 2021 sistemi arsimor konsiderueshëm ka ngritur nivelin e përfshirjes, ndërsa përpjekjet e institucioneve të sistemit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë rezultat konkret.

“Kemi arritur përfshirje të plotë në pjesën e arsimit fillor. Materialet e reja për mësim janë të disponueshme në versionet elektronike dhe audio, ndërsa për herë të parë në alfabetin e Brajit për të gjithë nxënësit me shikim të dëmtuar. Shkollat fillore të veçanta janë transformuar në shkolla me qendra burimore, shërbimet profesionale në shkollat janë forcuar, ndërsa shërbimi i asistencës arsimore është bërë zgjidhje sistematike. “Aktualisht 500 asistentë edukativo-arsimor sigurojnë mbështetje në procesin e edukimit të nxënësve në shkollat e rregullta dhe ajo më nuk është shpenzim i familjeve të nxënësve, por obligim i shtetit”, tha Carovska.

Me qëllim që të nxit përfshirjen e fëmijëve me zhvillim atipik në mësim të rregullt, MASH në bashkëpunim me partnerët evropian dhe sektorin qytetar siguroi bursa për regjistrim në klasën e parë dhe të dytë, ndërsa është rrit edhe shuma mujore e bursave të cilën MASH i ndan për nxënësit e shkollave të mesme me pengesa me mbi 27%. Sigurimi i qasjes është bërë kusht i detyrueshëm që duhet të plotësohet për marrjen e mjeteve financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për adaptim, rinovimin ose ndërtimin e objekteve shkollore.

„Dita ndërkombëtare e personave me pengesa është përkujtim për të gjithë që të jemi bashkëqytetarë të mirë, udhëheqës të mirë të institucioneve të sistemit dhe të përpiqemi që personat me pengesa të kenë jetë më cilësore, theksoi ministrja Carovska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke u udhëhequr në parimin e barazisë, punon në avancimin e mëtejshëm të procesit të gjithëpërfshirjes si një nga shtyllat bazë mbi të cilat bazohen shoqëritë moderne qytetare dhe sistemet arsimore. Sipas Carovskës, ajo është proces që asnjëherë nuk do të ndalet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat