Përfundoi takimi i kryeministrit Zaev me partitë politike në qeveri

Maqedonia

Përfundoi takimi i kryeministrit Zaev me partitë politike në qeveri

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Përfundoi takimi i kryeministrit Zoran Zaev me partitë politike të koalicionit qeveritar ku u diskutua për marrëveshjen me Alternativën.

Pas takimit, Tito Petkovski për deklaratë për mediat tha se kanë biseduar rreth koalicionit dhe çfarë duhet të bëhet që vendi të mos ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Mendoj se në Maqedoni momentalisht nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare. Mendoj se është mirë që rritet shumicë parlamentare edhe me katër deputetë. Mbetet një deputet i Lëvizjes Besa dhe katër të Alternativës”, tha Petkovski.

Sipas tij, Alternativa ka shfrytëzuar momentin kur qeverisë i është dashur ndihma dhe të veprojë me kërkesa maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat