Despotovski: Funksionarët publik duhet të jenë përgjegjës ndaj qytetarëve dhe anëtarësimi

Maqedonia

Despotovski: Funksionarët publik duhet të jenë përgjegjës ndaj qytetarëve dhe anëtarësimi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:34
Jovan Despotovski

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski paralajmëron përzgjedhje të drejtpërdrejtë të kandidatëve për funksionarë nga gjithë anëtarët e partisë.

Me programin “Koncept28″ vendosim zgjedhje të drejtpërdrejtë të kandidatëve për kryetar komune dhe deputet nga anëtarët. Bartësit e funksioneve publike duhet të jenë përgjegjës ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve dhe jo ndaj liderit”, shkruan Despotovski në Facebook.

Ai theksoi se janë bërë shumë gabime në politikën kadrovike dhe kjo ka kushtuar në zgjedhje.

“I mësuam leksionet nga e kaluara”, shprehet Despotovski.

Kujtojmë se përveç Despotovskit në garë për kryetar të LSDM-janë janë edhe Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat