Qeveria ndanë 18.6 milionë denarë për mbështetjen e kompanive softuerike

Maqedonia

Qeveria ndanë 18.6 milionë denarë për mbështetjen e kompanive softuerike

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatat dhe e pranoi kërkesën e Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndarjen e shumës prej 18.600.000.00 denarë nga programi Covid si mbështetje financiare për zbatimin e zgjidhjeve moderne digjitale softuerike në kuadër të mbështetjes së IT kompanive teknologjia kompjuterike si veprim i përbashkët i sektorit publik dhe privat.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi Strategjinë për Shëndetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021 – 2030 me Plan veprimi.

Përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​përgatitja e tij mori parasysh agjendën e BE-së për sisteme shëndetësore efektive, efikase dhe të përballueshme dhe ndër të tjera, identifikoi tre çështje kyçe:

Mbështetje për forcimin e efektivitetit të sistemeve shëndetësore, që përfshin suksesin e sistemit shëndetësor, cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor dhe integrimin e kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet; Rritja e aksesit në kujdesin shëndetësor, me fokus në fuqinë punëtore shëndetësore. Përpjekjet e planifikimit duhet të krijojnë zgjidhje të qëndrueshme në nivel të BE-së që do t’i sigurojnë një numri të mjaftueshëm profesionistësh shëndetësorë të kualifikuar me aftësitë e duhura të nevojshme për të ofruar kujdes shëndetësor për të gjithë ata që kanë nevojë; dhe Përmirësimi i sistemeve shëndetësore dhe i rolit të e-shëndetit, vlerësimit të teknologjisë shëndetësore dhe sistemeve të informacionit shëndetësor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat