Angell Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk e pranon historinë e përgjithshme, e vendos në pikëpyetje marrëveshjen

Maqedonia

Angell Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk e pranon historinë e përgjithshme, e vendos në pikëpyetje marrëveshjen

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:16
Angell Dimitrov

Kryetari i ekipit bullgar nga Komisioni i përbashkët historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Angell Dimitrov, sot në konferencë në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme deklaroi se takimi dyditor i Komisionit ka përfunduar pa sukses dhe pa rezultate.

Ai, siç njofton AIM, informoi se anëtarët e Komisionit në takim kanë arritur ta harmonizojnë procesverbalin nga takimi i i 12-të që u mbajt në fillim të vitit 2021, në çka sipas tij, ka simbolikë.

Në takimin e sotëm, siç e quajti Dimitrov “jo të frytshëm” historianët kanë folur për Samoilin, duke theksuar se ende janë “të bllokuar në shekujt 10 dhe 11”. Dimitrov shtoi se druan se puna e Komisionit do të jetë e vështirë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Paraprakisht MPJ-ja jonë ka njoftuar se edhe pas përfundimit të mbledhjes së 16-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të Komisionit të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore që u mbajt në formatin onlajn, mbeten dallimet në qasjen dhe mirëkuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë bashkëkohore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira të çliruara nga politizimi i historisë mes historianëve maqedonas dhe bullgar.

Siç ka theksuar MPJ, gjatë dy ditëve, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar sërish për vërejtjet për tekstet e historisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat