Predan: Ka ardhur koha që përfundimisht të dërgoni ambasador në Sofje – diplomat me përvojë

Maqedonia

Predan: Ka ardhur koha që përfundimisht të dërgoni ambasador në Sofje – diplomat me përvojë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:45
Millan Predan

Mendoj se ka ardhur koha Maqedonia e Veriut përfundimisht të dërgojë ambasador në Sofje. Mendoj se kjo gjithsesi nuk ndihmoi, që të mos ketë ambasador dhe përfaqësi të fuqishme diplomatike në Sofje, gjithsesi se ishte arsye që ndoshta komunikimi nuk ishte siç duhet dhe nuk duhet të jetë çfarëdo, thotë ambasadori slloven në vend, Millan Predan në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë.

Maqedonisë së Veriut, thotë ambasadori, i nevojitet “diplomat me të vërtetë me përvojë” i cili do të jetë në kontakt të përditshëm me qeverinë e re për shkak se kjo, sipas tij, është mënyra e vetme që të arrihet marrëveshje dhe ndoshta të shkurtohet koha e nevojshme për këtë.

Predan në intervistë nuk dëshiroi të komentojë për marrëveshjen prej nëntë pikave të kryeministrit bullgar Kirill Petkov me partnerët e koalicionit në Qeverinë e re për pozicionin ndaj Shkupit, por konsideron se ka publikime pozitive nga pala bullgare që disi paralajmëron qasje më pragmatike. Megjithatë, për “situatë pak fatkeqe” ai e konsideron dorëheqjen e kryeinistrit Zoran Zaev që do të sjellë situatë të re dhe do të humbet për një kohë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ky dialog me qeverinë e re bullgare të fillojë sa më shpejtë që është e mundur, për shkak se që të arrihet marrëveshje në nivel të BE-së do të nevojitet kompromis në nivel bilateral. Tani siç përmenda kemi situatë paksa fatkeqe sërish. Kemi qeveri në Sofje, por, kemi situatë në këtë vend ku kryeministri do të japë dorëheqje që do të thotë se e gjithë qeveria do të dorëzojë dorëheqje, që do të thotë se sërish do të humbim kohë. Do të jetë shumë mirë nëse kjo ndodhë gjatë festave dhe deri në fund të janarit qeveria e re e Maqedonisë së Veriut të formohet”, thotë Predan duke e potencuar këtu edhe rëndësinë që vendi të dërgojë ambasador në Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat