67% e rasteve të reja dhe 85% e hospitalizimeve me COVID-19 janë të pavaksinuar

Maqedonia

67% e rasteve të reja dhe 85% e hospitalizimeve me COVID-19 janë të pavaksinuar

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën e të vaksinuarve nga rastet me COVID-19 nga periudha 6 gusht deri më 23 dhjetor. Ministria e Shëndetësisë njofton se persona të vaksinuar llogariten personat e vaksinuar me dy doza dhe që kanë kaluar minimum 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.

“Në periudhën nga 06.08.2021 deri më 23.12.2021 në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 66.857 qytetarë, ndërsa prej tyre 33% kanë qenë të vaksinuar, përkatësisht 21.806 persona. I madh është numri i të pavaksinuarve që janë infektuar me COVID-19”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se sipas të dhënave gjatë javëve të kaluara, 45.051 qytetarë, përkatësisht 67% e rasteve me COVID-19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar 85% janë të pavaksinuar.

“Vdekshmëria te personat e pavaksinuar është drastikisht më e madhe. Nga periudha 06.08.2021 deri më 23.12.2021 në Maqedoni kanë humbur jetën 2.362 persona, ndërsa prej tyre 1.850 s’kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 21% janë vaksinuar”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Nga MSH theksojnë rëndësinë e vaksinës dhe se çdo vaksinë është e sigurt.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe vetëm ashtu mund të arrijmë imunitetin kolektiv”, thuhet në fund të komunikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat