OBRM-Popullore: Dimitrov me deklaratat e tij ndihmon vetëm Bullgarinë

Maqedonia

OBRM-Popullore: Dimitrov me deklaratat e tij ndihmon vetëm Bullgarinë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:09
Reagimi i OBRM-Popullore

Deri më tani nga demokracia tridhjetëvjeçare maqedonase janë larguar shumë ministra, por për karrige ministrore ka kohë që nuk kemi parë një klithmë të tillë, reagojnë nga partia OBRM-Popullore ndaj pohimeve të zëvendëskryeministrit ende aktual për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Dimitrov në largimin e tij për t’u paraqitur se si patrioti e zgjedh temën e Bullgarisë.

Në këtë mënyrë ai vetë ndihmon fqinjin tonë lindor, i cili gjithmonë thotë se “të jesh bullgar në Maqedoni është shumë e vështirë”.

Nuk duhet harruar se familja Dimitrov është ndër më të shquarit në tridhjetë vitet e fundit si mbrojtëse të tezës për “bullgarët maqedonas”.

Ka shumë kolume, madje edhe libra të anëtarëve të familjes së tij që flasin për karakterin bullgar të Maqedonisë.

Këtë shpërthim të antibullgarizmit ne e konsiderojmë vetëm si dëshmi të frustrimeve dhe komplekseve personale në të cilat është rritur si fëmijë në një familje të tillë”, thuhet në reagimin e OBRM-Popullores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat