Kërçovë: Ndalohen shtetas të huaj me posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Kërçovë: Ndalohen shtetas të huaj me posedim të lëndëve narkotike

Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

N.H. (27) dhe D.E. (25), të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, janë ndaluar mbrëmë në ora 20:c40 në stacionin policorë në Kërçovë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën të markës “Audi” me targa të Shqipërisë, me të cilën transportoheshin të lartpërmendurit, punonjësit e policisë gjetën dhe konfiskuan marijuanën. Ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, informoi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Ai gjithashtu njoftoi se mbrëmë në ora 23:40 në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.P. (27) nga Kërçova, ku kanë gjetur dhe marrë 507 mjete piroteknike.

“Ndaj këtij personi do të ngrihen kallëzime përkatëse”, ka shtuar Dimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat