​Sela: BDI nuk e ka kryeministrin shqiptar, Alternativa nuk ka legjitimitet të mbajë BDI-në në Qeveri

Maqedonia

​Sela: BDI nuk e ka kryeministrin shqiptar, Alternativa nuk ka legjitimitet të mbajë BDI-në në Qeveri

Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:31
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka deklaruar se qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj.

Në seancën për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë Veriore, Sela tha se më shumë sonte përdoret fjala legjitimitet e cila me të drejtë përdoret.

“Nëse flasim për legjitimitetin si koncept Qeveria e ka humbur edhe mandatari po ashtu e ka humbur. Është e vërtet se mandatari nuk ka dalë vet të kërkojë besim nga qytetarët dhe ai nuk ka obligim ndaj tij. Ai i cili e nxiti debatin për këtë është kryeministri në ikje, ndërsa ne si opozitë e kemi të drejtë tu themi se kjo Qeveri nuk ka legjimitet”, tha ai.

“BDI premtoi se do të ketë kryeministër të parë shqiptar me mandat 4 vjeçar i cili ende nuk është. E tani arsyetohet se do të ketë kryeministër të parë shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Por vetë e dëshmoni se nuk keni legjitimitet. Faktori i tretë është Alternativa e cila nuk ka marrë legjitimitet për të mbajtur BDI-në në Qeveri”, deklaroi Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat