Mickoski: Gazetarët të pyesin Petkovin se cilit popull i përket Goce Dellçevi

Maqedonia

Mickoski: Gazetarët të pyesin Petkovin se cilit popull i përket Goce Dellçevi

Më: 17 janar 2022 Në ora: 22:53
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski inkurajoi gazetarët që nesër t’i bëjnë tre pyetje kryeministrit bullgar Kiril Petkov.

“I pari, i kujt është Goce Dellçevi, të cilit i përket populli, i dyti që e filloi kryengritjen e Ilindenit dhe i treti, pse insistojnë që gjuha maqedonase të jetë në përputhje me Kushtetutën, e jo vetëm gjuha maqedonase. Nëse i përgjigjet saktë këtyre tri pyetjeve, atëherë me të vërtetë mendoj se atë që thotë kryeministri bullgar e ka për qëllim dhe atëherë mund të fillojmë menjëherë negociatat me BE-në”, tha Mickoski për “24 Analiza”.

Sipas Mickoskit, retorika e Petkovit është e njëjtë me atë të ish-ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva.

“Nëse gazetarët nuk i bëjnë këto pyetje, unë do t’i bëj. Do të kemi një takim tete-a-tete. Do t’i bëj pyetje tjera dhe do t’i tregoj qëndrimet e OBRM-PDUKM-së”, informon Mickoski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat