Brenda dy muajve pritet vendosja e linjës ajrore Sofje-Shkup

Maqedonia

Brenda dy muajve pritet vendosja e linjës ajrore Sofje-Shkup

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Për rreth dy muaj duhet të vendoset linja ajrore nga Sofja deri në Shkup, ka paralajmëruar kryeministri bullgar Kiril Petkov i cili ka nënvizuar se nga tani e tutje, fqinjësia e mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të matet me hapa dhe qëllime konkrete, jo vetëm përmes deklaratave politike.

“Sot qartë deklarojmë se linja ajrore Sofje- Shkup do të bëhet realitet. Për atë që angazhohemi është se për 30 ditë do të kemi specifikacione të sakta, ndërsa për 60 ditë ajo linjë do të vihet në funksion. Ashtuqë kur të fillojmë të punojmë me rezultate të sakta do t’u japim mundësinë popujve të dy vendeve të mund lirshëm të udhëtojnë, lirshëm të bëjnë biznes”, tha Petkov në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me homologun Dimitar Kovaçevski.

Petkov tha se tani e tutje fqinjësia e mirë do të matet me qëllimet dhe rezultatet reale që do të arriten.

“Në këtë mënyrë do t’u tregojmë dy popujve të dy vendeve se fqinjësia e mirë matet në mënyrë praktike, jo vetëm në nivel të deklaratave politike, por edhe në nivel të rezultateve reale të punës dhe biznesit dhe në nivel të udhëtimit nga Sofja deri në Shkup për 20 minuta”, ka thënë kryeministri bullgar Petkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat