Policia vazhdon me dënime në Shkup, 138 gjoba brenda një dite

Maqedonia

Policia vazhdon me dënime në Shkup, 138 gjoba brenda një dite

Më: 19 janar 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (18.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Siç njoftojnë nga MBP, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba, nga të cilat 21 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 16 kundërvajtje janë kryer nga këmbësorët.

“Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, pesë për tejkalim të paligjshëm të automjeteve, shtatë për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), 45 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat