Kovaçevski: Kam në plan të jem kryeministër të paktën edhe 10 vjet

Maqedonia

Kovaçevski: Kam në plan të jem kryeministër të paktën edhe 10 vjet

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:53
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski pak ditë pasi mori drejtimin e qeverisë u shpreh se aspiron që të qëndrojë gjatë në këtë detyrë.

“Sapo të mbaroj politikën një ditë, ndoshta do të kem një sfidë të re, pas rreth 10-12 vitesh, sepse ndihem ende i ri dhe i aftë”, tha Kovacevski.

Ai tha duke shtuar se ai planifikon të përfundojë mandatin e tij si kryeministër dhe të qëndrojë edhe dy të tjerë të plotë.

Kovaçevski planifikon të qëndrojë deri në verën e vitit 2032.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat