Në qendrat për kovid mjekohen 512 pacientë

Maqedonia

Në qendrat për kovid mjekohen 512 pacientë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:43
Ilustrim

Në qendrat e virusit korona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), në vendin tonë për momentin po mjekohen 512 pacientë.

Prej tyre, 177 janë në Shkup ndërsa 335 në repartet infektive në qytetet e tjera.

Sipas të dhënave ditore të MSh-së, për momentin janë 188 shtretër të lirë për pacientë me komplikime nga virusi korona.

“Spitalet modulare hapen në kushte kur janë të mbushura kapacitetet e reparteve infektive në kuadër të spitaleve”, thanë nga MSh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat