LSDM: Punëtorët që punojnë të dielën kanë paga ditore më të mëdha

Maqedonia

LSDM: Punëtorët që punojnë të dielën kanë paga ditore më të mëdha

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “dita e diel ditë jopune është projekt i Qeverisë së LSDM-së që avancon të drejtat e punëtorëve”.

“Është fundjava e tretë ku 92 për qind e punëtorëve e kanë të lirë, ndërsa ata 8 për qind që punojnë kanë 50 deri në 100% më shumë pagë ditore”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë kanë realizuar premtimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ndërsa 2% e tatimeve do të përfundojnë në një fond të posaçëm për ndërtimin e çerdheve.

“LSDM si parti me përgjegjësi vazhdon me realizimin e masave politike që mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe standardin më të lartë ekonomik”, thonë nga LSDM./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat