MPB: 247 gjoba për tejkalim shpejtësie vetëm dje

Maqedonia

MPB: 247 gjoba për tejkalim shpejtësie vetëm dje

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion kontrollues të përforcuar në gjithë territorin e vendit.

Gjatë aksionit janë gjobitur 247 shoferë prej të cilëve 17 automjete janë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 4 automjete janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga 247 tejkalimet e regjistruara, 165 janë nëpër autostradë dhe 82 në vendbanime.

Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat