Siljanovska: Për të drejtat e pakicave duhet të vlejë reciprociteti

Maqedonia

Siljanovska: Për të drejtat e pakicave duhet të vlejë reciprociteti

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:21
Siljanovska

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nëse Bullgaria kërkon të njihen bullgarët si pakicë edhe ajo duhet ta pranojë pakicën maqedonase në Maqedoni.

Ajo shton se kjo duhet të vlejë në kuadër të parimit të reciprocitetit, përkatësisht nëse Bullgaria kërkon vendosjen e bullgarëve si pakicë në Maqedoni, të njëjtën duhet ta bëjë edhe ajo me vendosjen e pakcisës maqedonase dhe të garantojë të drejtat e tyre.

“Një koleg i imi në Belgjikë thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet me dorë që ka përgjegjësi. Ne e ndryshojmë me frikë disa herë. Paramendoni për vjet, 3 amendamente dhe nëse krahasoni me SHBA, ata për 200 vjet kanë ndryshuar 27 amendamente”, tha Siljanovska.

Kujtojmë se Bullgaria insiston të përfshijë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe shteti i Maqedonisë të garantojë të drejtat e bullgarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat