Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 24 janar 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se kanë rritur çmimet e derivateve të naftës për shitje me pakicë për 2.48%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUOER BS-98, ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2.00 denarë/litër.

EUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 78.50, ndërsa EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 80.50 për litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 71.00 denarë.

Çmimi i vajit për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të jetë 71.00 denarë për litër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat