Vitin e kaluar janë gjobitur 468 shoferë në Tetovë, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

Maqedonia

Vitin e kaluar janë gjobitur 468 shoferë në Tetovë, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Në rajonin e gjerë të Tetovës vitin e kaluar janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 468 drejtues mjetesh për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Të gjithë janë të përjashtuar nga trafiku dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse, pas së cilës janë përballur me gjobat e parapara, të cilat për këtë lloj kundërvajtje në komunikacion variojnë nga 225 deri në 375 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga sasia e alkoolit dhe rrivokimit të përkohshëm të patentës së shoferit nga tre muaj deri në një vit ma anë të masës mbrojtëse ,,Ndalesë“.

Gjatë këtij muaji, numri i përgjithshëm i shoferëve në gjendje të “alkoolizuar” të zbuluar dhe të sanksionuar në Tetovë dhe Tetovë, në kontrolle të rregullta dhe aksione kontrolluese është 57.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë edhe një herë apelojnë drejtuesit e mjeteve që të mos ulen në timon në gjendje të alkoolizuar, sepse në këtë mënyrë e rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, kjo veçanërisht vlen për vozitësit e rinj fillestarë, por edhe në përgjithësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat