Në muajin nëntor 58.5 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga prodhimi vendor

Maqedonia

Në muajin nëntor 58.5 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga prodhimi vendor

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika njofton në nëntorin e vitit të kaluar janë konsumuar gjithsej 699.451 megavat orë energji elektrike.

“Nëntorin e kaluar, në vend janë konsumuar gjithsej 699.451 megavat orë energji elektrike, 47.974 milionë metër kub normal gaz natyror, 319.373 ton qymyr dhe 102.983 ton produkte nafte”, njoftojnë nga ESH.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, 58.5 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga burimet e brendshme.

Dhe 94.4 për qind e konsumit total të qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat