Avdullah Hasani emërohet këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Avdullah Hasani emërohet këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:39
Avdullah Hasani

Talat Xhaferi, si kryetar i parë Shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pozitë që vazhdon ta mbaj që dy legjislatura, ka bërë edhe një veprim që ka ndodhur për herë të parë në institucionin që ai drejton.

Ai ka emëruar Avdullah Hasani, si Këshilltar të Jashtëm të Kryetarit të Kuvendit, duke shënuar kështu Kosovarin e parë të emëruar në këtë pozitë.

Avdullah Hasani,është i njohur për publikun që nga mosha 17 vjeçare kur për herë të parë në historinë e Kosovës së bashku me ish kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kishte themeluar Kuvendin e të Rinjve të Kosovës.

Ndryshe Hasani ka qenë bashkëpunëtor dhe pjesë e kabineteve të dy kryeparlamentarëve dhe pastaj pjesë e kabineteve të tre kryeministrave si Këshilltar dhe Koordinator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat