Xhaferi: Propozimi për heqjen e “Qeverisë së Përzhinos” duhet të përkthehet

Maqedonia

Xhaferi: Propozimi për heqjen e “Qeverisë së Përzhinos” duhet të përkthehet

Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:44
Talat Xhaferi

Ndryshimet ligjore për heqjen e “Qeverisë së Përzhinos” do të duhet të presin të diskutohet për ta në Kuvend, pasi siç tha kryetari Talat Xhaferi, propozimi ende nuk është vendosur në rend dite pasi nuk është përkthyer akoma.

“Në kohën e duhur, mendoj se partitë e tjera do të bashkohen që të ketë konsensus dhe propozimi të mos jetë i njëanshëm. Në koordinim do të flitet edhe me koordinatorët e tjerë që të bashkëngjiten në këtë propozim-ligj”, tha Xhaferi.

Më herët, koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, kërkoi nga kryeparlamentari që ta plotësojë rendin e ditës me projektligjin e tyre për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë për të shfuqizuar të ashtuquajturën “Qeveri të Përzhinos”.

Xhaferi, nga ana tjetër, tha se nuk ka afat prej 45 ditësh për zgjedhje, përveç zgjedhjes së presidentit nëse i ndërpritet mandati para kohe. Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme mbahen në afat prej 60 ditësh, që është nën kompetencat e KSHZ-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat