ASH është kundër heqjes së qeverisë teknike

Maqedonia

ASH është kundër heqjes së qeverisë teknike

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Kundër propozimit për heqjen e Qeverisë së Përzhinës është edhe partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët.

Sipas tyre, Qeveria teknike nuk e ka arritur qëllimin e saj për të cilin u soll, prandaj, siç shtojnë, duhet të mbesë.

“Ne mendojmë se ministri teknik i Punëve të Brendshme, rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, gjënë e parë që duhet të bëj është krijimi i i një taskforce të policisë, e cila do të përndjek të gjithë zyrtarët shtetërorë që keqpërdorin pozicionet zyrtare, me qëllim dhe për nevojat e tyre elektorale.

Debati për heqjen ose jo të qeverisë teknike, me fjalë të tjera, shpalljen e Marrëveshjes së Përzhinos të panevojshme, mund të hapet vetëm në momentin kur të ndjehen rezultatet e ç’kapjes së shtetit”, tha Snopçe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat