E dhimbshme: Vdes ish pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa” në Maqedoni

Maqedonia

E dhimbshme: Vdes ish pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa” në Maqedoni

Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:11
Rexhail Qerimi

Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” ka ndërruar jetë.

Vdekja e Rexhail Qerimit është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe nga shokët me të cilët e ka ndarë qelinë.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave në Maqedoni, ai ka pësuar goditje në tru, ndërsa jetën e ka humbur gjatë dërgimit në spital.

Pritet që trupi i pajetë i Rexhail Qerimit të kthehet në burgun e Idrizovës, dhe më pas t’u dorëzohet familjarëve për varrim.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen, e një pjesëtari të njësitit special “Alfa”në vitin 2010.

Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat