LSDM: E zvogëluam papunësinë

Maqedonia

LSDM: E zvogëluam papunësinë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:14
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM përmes një komunikate shprehet se qeveria përmes masave efikase siguron masa dhe politika për uljen e papunësisë edhe në kohë krize.

“Plani operativ për masa dhe programe aktive për punësi si një nga projektet më të suksesshme të qeverisë ka rezulate të dukshme. Në vitin 2021 me Planin operativ u përfshinë 11.292 persona të papunë, 4000 persona janë punësuar vetëm me masat për vetëpunësim dhe mbështetje për vende të reja të punës, ndërsa 3787 të rinj deri në 23 vjet janë punësuar në prodhim dhe bujqësi dhe kanë marrë paga shtesë rinore”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, tashmë është viti i katërt që zbatohet projekti “Garancia për të rinjtë” që përfshin të rinj të papunë deri në moshën 29 vjet. Vjet me këtë masë u përfshinë 19.298 persona prej të cilëve 75% kanë qenë gra.

“Fondi Ndërkombëtar Monetar vërtetoi se rreth 60 mijë vende pune janë shpëtuar me masat e ndërmarra gjatë kohës së pandemisë”, thonë nga LSDM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat