Qeveria: Maqedonia e Veriut ka derivate më të lira të naftës

Maqedonia

Qeveria: Maqedonia e Veriut ka derivate më të lira të naftës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Ekipi i TV21 pyeti në Qeveri se a ekziston mundësia për uljen e akcizave për derivatet e naftës, ndërsa me këtë të ulet edhe çmimi final i tyre? Nga atje me përgjigje:

“Në përputhje me këtë metodologji Maqedonia e Veriut ka derivate më të lira. Të gjithë derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut importohen dhe të njëjtat varen nga lëvizja e çmimit në bursat botërore. Qeveria që në korrik të vitit të kaluar ka sjellë vendim për shfuqizimin e akcizës shtesë për derivatin dizel me çka qytetarët paguajnë dy denarë çmim më të ulët“, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, me vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, një litër Eurosuper BS-95 dushton 82,00 denarë.

Eurosuper BS-98 84,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurodizelit ka arritur 74,00 denarë për litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat