MPB me aksione kontrolluese në klubet e natës në Manastir

Maqedonia

MPB me aksione kontrolluese në klubet e natës në Manastir

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot nga ora 01:30 deri në 04:30 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Tregtar dhe Inspektoratin e Punës kishin 4 aksione kontrolluese në Manastir.

Sipas raportit policor, në dy klube të natës është gjetur drogë dhe për këtë vepër të parashtrohen kallëzime penal.

“Një person ka përdorur certifikatë të rreme dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal, ndërsa në Prokurori do të parashtrohet parashtresë adekuate kundër pronarit të objektit i cili ka kërcënuar policët dhe inspektorët”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu do të ketë parashtesë për shkak se janë hasur të mitur pas orës 24:00 dhe janë konstatuar kundërvajtje në Ligjin për konsumim të duhanit.

“42 persona janë lëshuar në objekt pa pasur certifikatë dhe gjithashtu janë konstatuar raste të mosdhënies së llogarisë fiskale, kurse nga Inspektorati i Punës janë konstatuar 27 shkelje ligjore për punë pa marrëveshje punësimi”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat